Kurti kokë-ulur se thotë asnjë fjalë kur pyetet nga qytetarja se si i vdiq vëllai në oborrin e Doganës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti kokë-ulur se thotë asnjë fjalë kur pyetet nga qytetarja se si i vdiq vëllai në oborrin e Doganës

    Insajderi
    08 November 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti ka ulur kokën poshtë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë pasi Laura Berisha, motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjetë pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, kërkoi të di arsye pse nuk po zbardhet rasti i vdekjes së vëllait të saj.

    Para kryeministrit Kurti e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, Berisha ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e kësaj vrasje, e cila ngre dyshime për mënyrën e vdekjes së vëllait të saj.

    Berisha thotë se është injoruar nga ministri Sveçla, për të cilin thotë se ka kërkuar takim disa herë.

    “Po ju pyes juve dhe zotëri Sveçlën, vëllai im Luan Berisha zyrtar i lartë në Doganë u vra në oborr të Doganës më 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash. Kemi kërkuar takim, na keni injoruar dhe nuk kemi asgjë deri tash, dhe desha të ju pyes, a jeni duke e luftuar krimin siç na keni premtuar apo jo”, thotë ajo.

    Përkundër Kurtit e Sveçlës që nuk dhanë përgjigje, heshtjen e theu ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Murati tha se “Jemi duke e luftuar dhe organet e rendit janë duke u marrë me gjitha këto”.

    “Asnjëherë, asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Ju kemi votuar për me luftu krimin, vëllau im u vra më 17 prill në oborr të doganës dhe nuk kemi përgjigje që gjashtë muaj e gjysmë dhe na keni injoruar totalisht”, dëgjohet duke thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark