Haxhi Avdyli bën thirrje të votohen kandidatët e LDK-së në balotazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhi Avdyli bën thirrje të votohen kandidatët e LDK-së në balotazh

    Insajderi
    09 November 2021 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e ish-partisë së tij në zgjedhjet e 14 nëntorit.

    Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet të votohet Ruzhdi Shehu e Bexhet Xheladini. Kandidatët e LDK-së nga komunat e Junikut e Dragashit.

    Sipas Avdylit nuk duhet bashkëpunuar me PDK e AAK-në.

    “Njerëzit e ndershëm të LDK-së në Prizren e Rahovec, (shumë nga ta akoma miqtë të mi), e që shumica nga ata skan lidhje biznesore e mafioze me PDK e AAK, por janë njerëz punëtor e që e duan qytetin e tyre të mos lajthiten e të gabojnë ta ringjallin PAN-in”, ka shkruar ai, përcjell Insajderi.

    Reagimi i plotë i Haxhi Avdylit:

    Pas daljes së VV-Guxo së Junikut në perkrahje të Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe VV- Guxo të Dragashit në përkrahje të Dr Bexhet Xheladini të LDK-së për kryetar tê Dragashit, si dhe deklarimit të kryetarit Haskuka e Visar Korenica që partner për koalicion paszgjedhor për udhëheqje të Prizrenit e Rahovecit e sheh vetëm LDK-në, atëherë është e qartë si kristal se si duhet orientuar votën e balotazhit elektorati i LDK-së e VV-së në komunat jugore e jo vetem.

    Njerzit e ndershëm të LDK-së në Prizren e Rahovec, (shumë nga ta akoma miqë të mi), e që shumica nga ata skan lidhje biznesore e mafioze me PDK e AAK, por janë njerzë punetor e që e duan qytetin e tyre të mos lajthiten e të gabojnë ta ringjallin PAN-in. Prizreni, Rahoveci, Dragashi, Juniku e gjetiu sduhet të gabojnë me vetëdije me kthy të kaluarën errët korruptive në komunën e tyre.

    Ti votojnë këta kandidatë të ndershëm si Myta , Bexheti, Visari, Ruzhdiu etj, secili ma mirë se tjetri. Ta duam qytetin tonë si shtëpinë tonë e partitë e zhvatjes e korrupsionit mos tu besojmë të udhëheqin me lagjet e qytetet tona. Me votën tonë mund ta mbysim zhvillimin e qyteteve tona. Juniku Dragashi kanë vvendosur PA PANik.

    Ata LDKist të vertet sbesoj që vendosin me PANik sepse ata e dinë se ujku kimen e ndrron e zanatin se harron .

    (Ky shkrim nuk dedikohet atyre qe veq me emër janë LDK që kanë interesa te ngushta të lidhura me PDK-në)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark