
70 milionë euro janë paraparë të ndahen për të mbështetur bujqit kosovarë, shkruan Insajderi.
Kështu të paktën tha kryeministri i vendit, Albin Kurti para fillimit të mbledhjes.
Në fjalimin e tij kryeministri tha se Qeveria ka planifikuar ndarjen e 10 milionë eurove për rezerva shtetërore, që do të mbushen me prodhime vendore.
Ai ka deklaruar se janë adresuar obligimet ndaj fermerëve, prej rreth 40 milionë euro.
“Nëpërmjet politikave afatgjate Qeveria e Kosovës është duke siguruar që të mbështet sektorin e bujqësisë”.
“Kjo përkrahje do të gjejë mbështetje në legjislacionin që ne po e krijojmë. Krahas buxhetit të ri e të rritur, Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatë vjeçare për bujqësi dhe zhvillim rural, buxhet më të madh. Në buxhetin e ri do të realizohet përkrahja më e madhe ndonjë herë me 70 milionë euro”.
I pari i ekzekutivit u shpreh se se Projektligji për Bujqësi është garanci shtesë për ata që merren me bujqësi, raporton EO.
“Mirëpresim çdo investim të huaj apo vendor ju bëjmë thirrje të investoni. E gjithë kjo mbështetje në vlerë të madhe do të përfundojnë vetëm te ata që merren me aktivitete bujqësore. Projektligji për Bujqësi do të jetë garanci shtesë për ta”.