Haxhi Avdyli ministri i ri i Shëndetësisë? - Flasin nga Lista Guxo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli ministri i ri i Shëndetësisë? – Flasin nga Lista Guxo

    Insajderi
    10 November 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ende s’ka caktuar një emër të ri për ministër të Shëndetësisë, por s’është përjashtuar mundësia që ky sektor të udhëhiqet nga një pjesëtar i Listës “Guxo”, partnere e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të mërkurën i pyetur se a do të jetë ministri i ri nga radhët e kësaj liste, ka thënë se “nuk mund të flasë se kush do të jetë ministri”, por ka shtuar se “natyrisht që do të ketë edhe konsulta”.

    Ministria e Shëndetësisë është me ushtruese detyre që kur Arben Vitia la postin për të garuar për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale. Dafina Gexha po e ushtron këtë pozitë, ndërsa vetë Vitia ka thënë se s’do të kthehet në këtë post, pavarësisht rezultatit në zgjedhje.

    Emri i deputetit Haxhi Avdyli është përfolur për postin e ministrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark