
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nga Sllovenia janë sjellë fletëvotimet e nevojshme për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Vamir Elezi i tha Insajderit se nga Sllovenia janë sjellur në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor.
Elezi tha se numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime.
“Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka thënë ai përcjell Insajderi.org
Këtë të diel (14 nëntor), do të mbahet raundin i dytë i zgjedhjeve. Në balotazh kanë shkuar 21 komuna.