
Ministrit i ri i Shëndetësisë pritet të emërohet ditë në vijim, kështu u shpreh kryeministrit i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tregoj se ministri i ri në këtë dikaster nuk do të jetë nga partia që ai e udhëheqe, Lëvizja Vetëvendosje.
“Këto ditë do ta emëroj ministrin e ri. Nuk do të jetë nga Vetëvendosja por do të jetë nga shëndetësia”, tha Kurti.
Një ndër emrat e përmendur për ministër është ai i deputetit Haxhi Avdyli nga Lista “Guxo”.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Avdylin për ta pyetur se a është e vërtet që ai pritet të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë.
Avdyli në përgjigjen e tij nuk pohoi e as nuk mohoi nëse pritet të jetë ministër i Shëndetësisë apo jo.
“Nuk kam kurçfarë deklarate, më vjen keq”, tha shkurt Avdyli për Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka mbetur me ushtrues të detyrës pasi ministri Arben Vitia dha dorëheqje për të garuar për kreun e kryeqytetit të Kosovës./Insajderi.org