Kryetari i iniciativës “GREEN për Drenas”, Xhavit Drenori ka deklaruar se do të përkrah kandidatin Driton Ajazi për kryetar të Drenasit.
Përmes një postimi në Facebook, Drenori ka bërë të ditur se “Me 14 nëntor, ne votojmë 182, pra Driton Ajazi për kryetar”.
Postimi i plotë:
Qytetari kurrë nuk duhet t’i frikohet pushtetit, e pushteti qytetarëve PO!
Mbrëmë ishim pjesë e tubimit elektoral të Demokratëve për Drenasin, si dëshmi e përkrahjes që “GREEN për Drenas” ia jep kandidatit Driton Ajazi, frymës së re qeverisëse dhe ndryshimeve pozitive, që domosdo duhet t’i qojmë përpara.
Gjërat që na bashkojnë janë shumë më shumë sesa dallimet në mes nesh, prandaj gjithmonë do të jemi kundër keqqeverisjes, dukurive negative në shoqëri dhe pro interesave të qytetarëve të respektuar të Drenasit.
Me 14 nëntor, ne votojmë 182, pra Driton Ajazi për kryetar.
Ju ftojmë edhe Juve!