Kaplohet nga zjarri një shkollë në "Kodër të Trimave" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaplohet nga zjarri një shkollë në “Kodër të Trimave”

    Insajderi
    11 November 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesë e kulmit të shkollës “Hilmi Rakovica” që ndodhet në Kodrën e Trimave në Prishtinë është kapluar nga flakët.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

    “Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark