Insajderi
Lajme

​Vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje

Insajderi
11 November 2021 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Gexha Bunjaku ka vizituar ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në Fushë Kosovë, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ku ka thënë se vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat me frekuentim të lartë dhe zonat rurale, për të lehtësuar kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksinimin kundër Covid-19, në të gjithë Republikën e Kosovës.

Bashkë me Ministren Gexha ishin dhe Nona Zicherman – Shefe e zyrës së UNICEF-it dhe Zeinah Salahi – Shefe e USAID në Kosovë.

Sipas një njoftimit, ky angazhim po realizohet përmes bashkëpunimit në mes të QKMF-së, OJQ-së Balkan Sunfloëers Kosova, USAID dhe UNICEF.

Ministrja Gexha falënderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njëjtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, tash kur ka mjaftueshëm vaksina dhe ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike.

“Kështu mbrojmë kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizimet”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark