
Gani Geci ka reaguar pas debatit që u zhvillua mbrëmë mes Përparim Ramës e Arben Vitisë, shkruan Insajderi.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se këtë debat e ka fituar kandidati i LDK-së, Rama.
Geci ka thënë se në këtë debat u pa se kush është profesionist, derisa Vitinë e quajti “aktivist që është mësuar me gjuajt gurë e vezë”.
“Kryetar urime për fitoren ne debatin. U pa Debati i nji profesionisti dhe nji aktivisti qe eshte mesua me gjuajt gure e vezë as me ec as me fol nuk din pa e pyet Liderin Suprem”, ka shkruar Geci në postimin e Ramës.
Ndryshe, Rama dhe Vitia do të përballen në balotazh të dielën, meqenëse asnjëri prej tyre nuk i mori votat e mjaftueshme për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve