
Politikani Bojken Abazi, duke i ndarë në shtresa, ka analizuar se cilat shtresa përkrahin kandidatin e VV, Arben Vitinë e cilat shtresa kandidatin e LDK, Përparim Ramën për kryetar të Prishtinën.
Abazi ka thënë se tek Arben Vitia ka një përqendrim më të madh tek shtresa e mesme dhe e varfër në Prishtinë ndërsa, tek Përparim Rama ka një identifikim te shtresa e mesme dhe e pasur në Prishtinë.
“Fushata në Prishtinë duhet analizuar edhe në bazë të interesave të shtresave që preken nga programi e diskursi i kandidatëve. Cilat grupe shoqërore përfitojnë nga fitorja e njërit apo tjetrit? Tek Arben Vitia ka një përqëndrim më të madh tek shtresa e mesme dhe e varfër në Prishtinë. Tek Përparim Rama ka një identifikim te shtresa e mesme dhe e pasur në Prishtinë, si dhe tek të gjithë ata të shtresës së varfër që lakmojnë të jenë lart me të pasurit. Të pasurit mbrapa Përparim Ramës janë ata që kanë akumuluar kapital në kurriz të së mirës publike, ata që kanë rritur pabarazinë dhe synojnë ta ruajnë statusin e tyre socio-ekonomik përmes kandidatëve si Përparim Rama, duke u shitur të varfërve lugën bosh”, shkruan Abazi.