Policia sekuestron një sasi të konsiderueshme të narkotikëve - pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia sekuestron një sasi të konsiderueshme të narkotikëve – pamjet

    Insajderi
    11 November 2021 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike është zënë në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Kjo falë një aksioni që ka ndërmarrë Policia e Kosovës.

    “Operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës që ka rezultuar me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve”, bëri me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në konferencën për media.

    Prokurorja e rastit, Ikramije Bojaxhiu tha se të dyshuarit S. H., S. S., D. M., B. B. dhe M. S., janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas saj, ky operacion është arritur në bashkëpunim të qytetarëve me prokurorinë.

    Ajo tha se gjatë kontrollit janë sekuestruar vetura, telefona dhe para të gatshme

    “Të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale. Fillimisht ditën e djeshme janë arrestuar katër persona të dyshuar. Por, sot pas ndërmarrjes së veprimeve në terren nga zyrtarët policorë, po ashtu është arrestuar personi i pestë, i dyshuar për disa vepra penale. Gjatë kontrollit të këtyre lokacioneve janë sekuestruar disa vetura, disa telefona, para të gatshme dhe disa gjësende të tjera”, ka thënë ajo, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark