Federata Evropiane e Gazetarëve dënon sjelljen e Hysamedin Ferajt të VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Federata Evropiane e Gazetarëve dënon sjelljen e Hysamedin Ferajt të VV-së

    Insajderi
    12 November 2021 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt se AGK-ja është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

    “Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EFJ në Twitter.

    Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para së gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark