“Antiamerikani” Kurti shënon sukses historik, siguron foton që i mungonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Antiamerikani” Kurti shënon sukses historik, siguron foton që i mungonte

    Insajderi
    12 November 2021 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili jo rrallë herë është kritikuar ashpër si antiamerikan e sidomos pas vendimit të fundit për refuzimin e gazitsjellës, më në fund ka shënuar sukses. Kurti ka arritur të takojë një ndër figurat më të rëndësishme të SHBA-ve. Takoi zëvendëspresidenten, Kamela Harris.

    Takimi i tyre ndodhi në Forumin e Parisit për Paqe.

    Kjo ishte fotografia që i mungonte Kurtit. Në “selfie-n” e publikuar nga vet ai, shihet përkrahë bashkëshortes së tij Rita Augestad Kundsen dhe zëvendëspresidentës së SHBA-ve, Kamela Harris dhe bashkëshortit të saj, Douglas Emhoff.

    Kurti në këtë Samit ka takuar edhe figura tjera.

    Përmes një shkrimi në Facebook theksojë se ka takuar presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron.


    “…Mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Elysee, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”, ka shkruar kryeminsitrit.


    “Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota. Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark