Ruzhdi Sheshu, kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk ka informacion nëse djali i tij është arrestuar.
“Nuk kam informatë për këtë”, u përgjigj shkurt Shehu pasi u raportua e djali i tij u arrestua sot në Junik.
Lajmin për arrestimin e tij e ka dëftuar Besnik Tariri nga AAK, duke thënë se Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit.
Tahiri ka shprehur shqetësimin edhe për incidentet e tjera në këtë komunë, ku një aktivist i LDK-së ka tentuar të ndikojë te votuesit, si dhe sulmi i një ish-kandidat për Asamble i VV-së ndaj komisionerit të AAK-së./Gazeta Insajderi/