Qëndron Kastrati flet për Insajderin: Rreth 20 persona me ndalën veturën dhe më sulmuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qëndron Kastrati flet për Insajderin: Rreth 20 persona me ndalën veturën dhe më sulmuan

    Insajderi
    14 November 2021 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PSD-së Qëndron Kastrati, ekskluzivisht për Gazetën Insadjeri ka rrëfyer momentin kur është sulmuar mbrëmë nga një grup personash në Kamenicë.

    Kastrati ka thënë se kanë qenë rreth 20 persona të cilët kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej ai dhe kanë tentuar të futën brenda, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Rreth 15-20 persona kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën duke verifikuar veturat.  Momentin që e kanë parë që jam unë  kanë dashtë me hap derën dhe kanë fillu me sulmu veturën.

    Ata persona kanë tentu me u fut në veture dhe kanë hipë mbi veturë. Për fat nuk kam pas lëndime”, tha thënë Kastrati për Insajderin

    Ai tregon se grupi i njejt kanë arritur të sulmojnë fizikisht një bashkë partiak tjetër të tij.

    “Pas një orë kanë sulmuar edhe një person tjetër fizikisht”.

    Kush janë personat që sulmuan Qëndrin Kastratin?

    “Tre i kam njohur. Ka qenë hoxha i fshatit Bujar Fera bashkë me vëllain Besim Fera që e ka gruan asambleiste të VV dhe ka qenë Bekim Keka. Të tjerët nuk i kam njohur”, thotë ai.

    Kastrati thotë se rastin e kanë paraqitur në polici por të dyshuarit janë liruar.

    “Na e kemi raportuar dje rastin në polici dhe jam shumë i brengosur në reagimin e tyre. Personat nuk janë mbajtur në polici”./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark