
UBO Consulting dhe Televizioni Dukagjini kanë prezantuar rezultatet e EXITPOLL-it, sipas të cilave Arben Vitia ka fituar në Prishtinë me 50.9 përqind, Kurse, Perparim Rama ka marrë 49.1 përqind, megjithatë u tha se mund të përmbyset rezultati për margjinën e gabimit të eksitpolit.
Sipas rezultatit të UBO Consalting, në Gjilan Alban Hyseni ka marrë 52.1 përqind dhe Lutfi Haziri ka marrë 47, 9.
Ndërkohë, sipas këtyre rezultateve, në Prizren ka fituar Mytaher Haskuka me 50.2 përqind të votave, ndërsa, Shaqir Totaj ka marrë 41.8 përqind.
E në Gjakovë del fitues Ardian Gjini me 54.4 përqind dhe Mimoza Kusari me 45.6 përqind
Në të gjitha rezultatet nuk janë përfshirë votat me postë.