
Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmedi ka thumbuar prezantuesit e sondazheve të tjera, të prezantuara nëpër televizione të tjera.
Ka qenë moderatori i Klanit, Kushtrim Reshitaj, i cili gjatë prezantimit të sondazheve kë thënë se “Po më njoftojnë koleget se TV-të tjera kanë shfaqur rezultatet identike me ne”.
Ndërkohë, Kelmendi është shprehur se “Na vjen mirë që na përcjellin dhe na besojnë shumë. Kemi bërë punë profesionale dhe të saktë”.
EXIT POLL-i i realizuar nga Tomor Qela është prezantuar në Klan Kosova.
EXIT POLL-i i realizuar nga UBO Consulting është prezantuar në RTV Dukagjini.
Ndërsa, ato të Albanian Post janë prezantuar nga Baton Haxhiu.
Edhe drejtuesi i Albanian Post, Baton Haxhiu, dyshon se i janë vjedhur rezultatet e Exit POLL-it të sotme.
“Herave tjera i kam ruajtur vetë rezultatet. Është e para herë që rezultatet ia kam treguar disa personave para kohe. Nuk ka logjike qe t’i kenë rezultatet njëjtë me mua. Me pikë e presje”, ka thënë Haxhiu duke komentuar rezultatet e UBO e Tomorr Qelajt./Insajderi.org