
Drejtuesi i Albanien Post, Baton Haxhiu është shprehur bindshëm se fitues në Prishtinë është kandidati I LDK-së, Përparim Rama.
“Më lejoni të them që Përparim Rama është fitues i zgjedhjeve në Prishtinë”, ka thënë në Pressing përcjell Insajderi.
Tanimë, KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve të para për balotazhin në Prishtinë. Sipas të cilave Përparim Rama nga LDK-ja është duke prirë me vota.
Rama ka 51.25% ndërsa Arben Vitia 48.75%.
Theksojmë se votat me kusht ende nuk janë numëruar.
Ndërkohë, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka thënë në një konferencë për shtyp se Lëvizja Vetëvendosje është dy pikë në epërsi në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.
Vitia, tha se janë duke marrë rezultatet e para, por në bazë të matjeve fillestare, ai është në epërsi me dy pikë ndaj Përparim Ramës së LDK-së.
“Sot siç jeni dëshmitar kanë qenë një palë zgjedhje të jashtëzakonshme ku tash e disa viteve Kosova po jep shembull për zgjedhje të jashtëzakonshme. Për këtë dua ti falënderoje institucionet, komisionerët. Ne jemi këtu sonte pavarësisht asaj çfarë kemi marrë në rezultate të EXIT POLLEVE, të cilët thonë se jeni në epërsi. Do të dalim të ju njoftojmë kur të marrim ndonjë rezultat. Sipas matjeve fillestare, jemi dy pikë në epërsi ndaj kundërkandidatit” – deklaroi ai.