Xhafer Tahiri pranon humbjen - këto janë fjalët e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri pranon humbjen – këto janë fjalët e tij

    Insajderi
    14 November 2021 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e pranon humbjen në këto zgjedhje.

    Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK, Ferit Idrizin.


    Deri tani janë numëruar 96 për qind e votave, ku kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 53.07 për qind të votave.

    Ndërsa, Xhafer Tahiri ka marrë 46 për qind të votave.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

    Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

    Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt,Xhafer Tahiri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark