
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Insajderi.
Lëvizja Vetëvendosje humbi qendrat e mëdha në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, duke shënuar një rezultat tejet të hidhur.
Në konferencë për shtyp doli edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, i cili ia uroj fitoren kundërkandidatit nga radhët e LDK-së, Përparim Ramës.
Pas rezultateve të raundit të parë, kryeministri Kurti kishte refuzuar të dal para mediave, duke dërguar deputeten Fitore Pacolli në vend të tij.
Kjo lëvizje taktike e liderit të VV-së duket se do të përsëritet edhe njëherë me Kurtin që nuk duket gjëkundi.