Insajderi
Insajderi

Tri orë nga shpallja e rezultateve – Albin Kurti që humbi garën ende në “arrati” nga publiku

Insajderi
14 November 2021 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri orë nga shpallja e rezultateve – Albin Kurti që humbi garën ende në “arrati” nga publiku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar debakël në zgjedhjet lokale e sidomos në ato të raundit të dyti. Humbi dy komunat më të rëndësishme. Prishtinën e Prizrenin.

Kanë kaluar tri orë nga shpallja e rezultateve dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ka thënë asnjë fjalë.

Përveç dy qendra më të mëdha, Lëvizja Vetëvendosje humbi edhe Gjakovën, duke shënuar një rezultat tejet të hidhur.

Në konferencë për shtyp doli edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, i cili ia uroj fitoren kundërkandidatit nga radhët e LDK-së, Përparim Ramës.

Pas rezultateve të raundit të parë, kryeministri Kurti kishte refuzuar të dal para mediave, duke dërguar deputeten Fitore Pacolli në vend të tij.

Kjo lëvizje taktike e liderit të VV-së duket se do të përsëritet edhe njëherë me Kurtin që nuk duket gjëkundi.

LVV ka fituar në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark