I mbyllur brenda selisë - Kurti tash e gati pesë orë nuk e thotë as edhe një fjalë për debaklin e pësuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I mbyllur brenda selisë – Kurti tash e gati pesë orë nuk e thotë as edhe një fjalë për debaklin e pësuar

    Insajderi
    14 November 2021 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar debakël në zgjedhjet lokale e sidomos në ato të raundit të dyti. Humbi dy komunat më të rëndësishme. Prishtinën e Prizrenin.

    Kanë kaluar pesë orë nga shpallja e rezultateve dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ka thënë asnjë fjalë. Ai ndodhet i mbyllur në selinë e VV-së në Prishtinë.

    Përveç dy qendra më të mëdha, Lëvizja Vetëvendosje humbi edhe Gjakovën, duke shënuar një rezultat tejet të hidhur.

    Në konferencë për shtyp doli edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, i cili ia uroj fitoren kundërkandidatit nga radhët e LDK-së, Përparim Ramës.

    Pas rezultateve të raundit të parë, kryeministri Kurti kishte refuzuar të dal para mediave, duke dërguar deputeten Fitore Pacolli në vend të tij.

    Kjo lëvizje taktike e liderit të VV-së duket se do të përsëritet edhe njëherë me Kurtin që nuk duket gjëkundi.

    LVV ka fituar në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark