Aktivisti i famshëm i Vetëvendosjes i propozon Kurtit dorëheqje, flet për arrogancën e pushtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aktivisti i famshëm i Vetëvendosjes i propozon Kurtit dorëheqje, flet për arrogancën e pushtetit

    Insajderi
    15 November 2021 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai në ketë status të gjate ka folur për arrogancën e pushtetit aktual, qe thotë se e ka sjellë këtë humbje, nder te tjera ai ka propozuar që Albin Kurti te tërhiqet nga kreu i Vetëvendosjes.

    Dardan Kraqnisi, aktivist i moçëm i Vetëvendosjes ka shpërthyer me kritika  ndaj partisë që ai ka kontribuar shumë.

    Përmes një postimi në facebook ai tregon se ku është problemi që partia e tij i humbi këto zgjedhje lokale.

    Postimi i tij i plotë:

    Pse aktivisti dhe kryetari ynë Albin Kurti është përgjegjës:- Sepse Sekretariati i Lëvizjës (me emra i kisha listuar po janë shumë) janë kancer që po e shkatrron aktivizmin dhe aktivistin!- Arrogancë e skajshme – e të pa përballushëm duke e imituar me gjithçka Albinin! Neveritës e të gërrditshëm, të papërgjegjshëm e injorant!Këtë mija aktivist e mbeshtetës si unë e dinë! Kjo është e vërteta – po ua them hapur përkundër kostos! Ai setren e këmishën e bardhë – keta njëjtë! etj etj etj!Në një situatë që Kosova përballej me telashe të mdha e Albini erdh Kryeministër do të duhej të lëshonte rrugë në kreun e organizatës – që edhe ajo të këndellej!Grani!Por me mua jo, dhe kjo jo për shkak të rezultatit por për shkak të arrogancës së gerrditshme tash e sa kohë!Unë kohë me humbë nuk kam e as lek me ua pagu më as antarësinë! Ju ku gjëni merrni.Për këtë gjendje kam shkruar dhjeta letra e posta, kam shpreh revoltë të hapur me qindra statuse që i kam paguar shtrejt!Kjo arrogancë ja humbi zgjedhjet edhe Mytaherit edhe Arbenit! Këtë nuk ua kemi borxh!Me dashamirësi!Një aktivisit që kurrë një burek nuk ja ka hangër buxhetit të organizatës – dhe ka paguar goxha shtrejt!Nuk dorëzohëm as që më lekundi!Po ua them shumë me qetësi! e po e mbylli me këtë: Përderisa ish pushtetet na e kanë marr bukën, pushteti i lëvizjës ka boll e nuk na jep!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark