Kandidatët që humbën uruan fituesit, vetëm kryeministri e presidentja nuk treguan kulturë demokratike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kandidatët që humbën uruan fituesit, vetëm kryeministri e presidentja nuk treguan kulturë demokratike

    Insajderi
    15 November 2021 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti nuk po tregojnë kulturë demokratike. Asnjëri prej tyre nuk ka uruar fituesit e zgjedhjeve lokale e as nuk kanë dhënë komentet e tyre për procesin zgjedhor, siç iu takon krerëve të shtetit.

    Përkundër presidentes e kryeministrit ndryshe vepruan kandidatët që humbën. Fillimisht Arben Vitia i Vetëvendosjes në Prishtinë pranoi humbjen duke e uruar kryetarin e ri, Përparim Ramën e LDK-së për fitoren. Njësoj veprojë edhe Lutfi Haziri në Gjilan edhe ai uroi Alban Hyesnin e VV-së për fitoren.

    Partia e Kurtit, në këto zgjedhje arriti të fitojë vetëm në katër komuna. Gjilanin, Podujevën, Kamenicën e Shtimën, por pësoi debakël në Prishtinë, Prizren e Gjakovë. Komuna këto që cilësohen si më të rëndësishme të Kosovës.

    Në raundin e dytë në balotazh shkuan 21 komuna. Mbrëmë ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend. Pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mësohet se kush janë partitë që kanë fituar më së shumti komuna.

    Partia Demokratike e Kosovës ka fituar nëntë komuna.

    Lista Serbe ka fituar nëntë komuna.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar shtatë komuna.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka fituar pesë komuna.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar katër komuna.

    Ndërkohë, nga OJQ të ndryshme është vlerësuar se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë. Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth 37.85% e qytetarëve kanë marrë pjesë në këto zgjedhje./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark