Edhe fshati i Arben Vitisë i dha vota më shumë Përparim Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe fshati i Arben Vitisë i dha vota më shumë Përparim Ramës

    Insajderi
    15 November 2021 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Vitinë e Vetëvendosjes nuk e ka votuar mjaftueshëm as fshati i tij, Mareci. Banorët e kësaj e kanë votuar Përparim Ramën e LDK-së.

    Bazuar në të dhënat e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Vitia ka marrë 41 vota e Përparim Rama 67.

    Gjithsej të vlefshme ishin 108 votime.

    Përparim Rama ka lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga LVV-ja duke arritur të sigurojë 40 mijë e 659 apo 51,07%, ndërsa Arben Vitia i LVV-së mori 38 mijë 958 apo 48,93%.

    Ndërkohë, Arben Vitia qysh mbrëmë e ka pranuar humbjen në Prishtinë, duke thënë se tani kryeqyteti ka një kryetar të ri.

    Vitia përmes një konference për media ka uruar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

    “Sipas rezultateve që i kemi nga komisionet që i kemi, Prishtina ka një kryetar të ri ai është Përparim Rama”, ka thënë Vitia derisa ka falënderuar aktivistët e VV-sk dhe Ramën për sjelljen e tij, përcjell Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark