
Kryeministri i vendit, Albin Kurti së fundmi ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve lokale, më konkretisht rezultati që shënoi partia e tij, Vetëvendosje.
Kurti e cilësoi rezultatin si të pakënaqshëm dhe tha se janë dy arsye pse erdhi ky rezultat. Për të parin përmendi një defekt të brendshëm teksa si arsye të dytë dha bashkimin e të gjitha subjekteve.
Derisa urojë kryetarët e zgjedhur.
“Rezultati jo i kënaqshëm vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme, të cilat ne duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, përcjell Insajderi.
Kurti u pyet nëse do ta rikthejë Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, por refuzoi të japë përgjigje.
Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit për të garuar për të parin e Prishtinës. Mirëpo ai humbi mori vetëm 48.73% të votave./Insajderi.org