Presidenca - Grenellit: Nuk janë të vërteta pohimet se Osmani nuk është dakord me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidenca – Grenellit: Nuk janë të vërteta pohimet se Osmani nuk është dakord me Kurtin

    Insajderi
    15 November 2021 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratave të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Vjosa Osmani nuk është dakord me politikat e Kurtit në raport me Amerikën, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

    Blerim Vela ka shkruar se Richard Grenell po gënjen.

    “Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela në Tëitter.

    Grenell në Twitter kishte shkruar se rezultati në zgjedhje vie pas refuzimit projketit për gazin amerikan.

    “Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark