Sot fillon numërimi i votave me postë, kaq vota ka në secilën komunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon numërimi i votave me postë, kaq vota ka në secilën komunë

    Insajderi
    16 November 2021 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Insajderin se këto vota iu takojnë 19 komunave.

    Ai bëri të ditur se procesi i numërimit do të fillojë në orën 16:00.

    “Sot, në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë dhe që u takojnë 19 nga 21 komunat ku është mbajtur raundi i dytë”, ka deklaruar Elezi.

    Elezi tha se janë 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime.

    “Shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”, ka deklaruar Elezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark