Ministri me mindil pasohet nga ministri me kordel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri me mindil pasohet nga ministri me kordel

    Insajderi
    16 November 2021 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti sot ka emëruar Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë.

    Ajo çka bie në sy është që përkundër ish-ministrit të shëndetësisë, Arben Vitisë i cili mbante mindil, ministri i sapo emëruar, Rifat Latifi u pa me kordele.

    Ministri me mindil pasohet nga ministri me kordele.

    Theksojmë se Latifi është emëruar nga kryeministri Kurti një muaj e gjysmë pasi Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

    “Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, tha Kurti.

    Kurti ka thënë se Latifi të dielën ka ardhur në Prishtinë nga New York’u.

    Sipas tij, ai ka kontribuar në vazhdisi në promovimin e shëndetësisë në Kosovë.

    “Ai erdhi pardje nga New Yorku në Prishtinë. Ai ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe pastaj ka përfunduar dy specializime, atë për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji e reanimacion në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përvoja e tij akademike dhe profesionale përfshinë qendra sptialore dhe universitete me emër në disa shtete federale të SHBA’ve”, ka shtuar ai.

    Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York. Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark