![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Berisha është trajner i shkollës së futbollit të Prishtinës dhe ka ushtruar detyrën e zëvendës-trajnerit në klubin më të madh kosovar që prej vitit 2001.
Me emërimin e Berishës në postin e trajnerit, numri i trajnerëve që Prishtina ka angazhuar këtë sezon shkon në tre pas Bylbyl Sokolit dhe Sermaxhajt.
Prishtina momentalisht ndodhet në pozitë të vështirë në Superligë me 25 pikë në vendin e 11 në tabelë. /Insajderi.com