Betohen Rashit Qalaj e Isak Shabani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen Rashit Qalaj e Isak Shabani

    Insajderi
    18 November 2021 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rashit Qalaj dhe Isak Shabani janë betuar si deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovë, pas një muaji mungesë.

    Në rend të ditës janë 36 pika. Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seanca për më shumë se katër javë, ku deputetët ishin angazhuar më shumë në zgjedhjet lokale.

    Në nisje të seancës, Konjufca ka kërkuar që të bëhet betimi i dy deputetëve të rinj në Kuvend.

    Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj zëvendëson Bedri Hamza i cili është zgjedhur kryetar i Mitrovicës.

    Ndërsa Isak Shabani zëvendëson Fadil Nurën, i cili është zgjedhur kryetar i Skenderajt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark