Clinton: Aktet e terrorit nuk do të kenë sukses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Clinton: Aktet e terrorit nuk do të kenë sukses

    Insajderi
    22 March 2016 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka reaguar ndaj sulmeve vdekjeprurëse në Bruksel, për të cilat thotë se aktet e terrorit ‘nuk do të kenë sukses’.

    Clinton ka thënë se edhe përkundër sulmeve, njerëzit nga Evropa dhe bota nuk do të tremben.

    “Sot amerikanët qëndrojnë në solidaritet me aleatët europianë. Mendimet dhe lutjet janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve, dhe me gjithë njerëzit në Belgjikë. Këta terroristë kërkojnë të pengojnë vlerat demokratike që janë baza e aleancës tonë dhe stili i jetës sonë, por ata nuk do të shpëtojnë”, ka thënë ajo.

    “Sulmet e sotme vetëm sa do të forcojnë vendimin tonë për të qëndruar së bashku si aleatë dhe të mposhtim terrorizmin e xhihadistët radikalë përreth botës”, ka shkruar në Facebook Clinton.

    Në tri sulme të ndara sot në Bruksel, raportohet se 34 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera janë lënduar. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste ISIS./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark