Haradinaj për Dimal Bashën: Se kom ditë që keni qesi të mençur në VV, ua zbulova edhe qeto, pos atij miss gjyshja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Dimal Bashën: Se kom ditë që keni qesi të mençur në VV, ua zbulova edhe qeto, pos atij miss gjyshja

    Insajderi
    18 November 2021 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Deputeti i VV-së, Dimal Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin për projektin e gazit. Basha i ka thënë Haradinajt se nuk kupton në gaz e as në ekonomi, raporton Gazeta Express.

    “Z.Haradinaj, unë perime s’besoj që ti merr vesh në gaz e as në ekonomi, pse po e merr guximin me dalë me bë pyetje sepse s’po i kupton as përgjigjet”, tha Basha.

    Në fjalën e tij, Haradinaj tha se u zbulua edhe dikush tjetër i mençur në VV përpos kandidatit që fliste për Miss Gjyshen.

    “Se kom ditë që keni qesi të meqëm në VV, ua zbulova edhe qeto, pos atij miss gjyshja e akademik Bahtirit e paski edhe këto, edhe ky koka nifar mosvet, s’kom çka me i kthy këtij përgjigje, niveli i tij s’meriton kurgjo”, tha Haradinaj.

    Deputeti Basha e ka kërkuar edhe njëherë fjalën, duke i thënë Haradinajt se së pari është futur në politikë e pastaj ka kryer fakultetin.

    “Unë niher e kam kry fakultetin tani kam hy në politikë, ti s’pari ke hy në politikë tani e ke marrë vesh që duhet me i kry shkollat”, tha Basha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark