Grabitja e armatosur në dalje të Prishtinës - këto janë detajet e reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja e armatosur në dalje të Prishtinës – këto janë detajet e reja

    Insajderi
    18 November 2021 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një plaçkitje si në filma ka ndodhur para pak minutash në dalje të Prishtinës, më konkretisht në fshatin Mramur.

    Persona të armatosur kanë ndalë veturën e transportit të parave. Të njëjtit, siç mëson Insajderi kanë arritur të marrin parat.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të gjata, siç shihet edhe nga pamjet vetura e blinduar është gjuajtur me armë zjarri.

    Në fund të dyshuarit ia kanë futur zjarrin veturës në një pomp të benzinës.

    Deri tani nga Policia e Kosovës nuk e kanë hapur telefonin.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark