Policia konfirmon raportimin e Insajderit për grabitjen e armatosur - Kështu ndodhi rasti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia konfirmon raportimin e Insajderit për grabitjen e armatosur – Kështu ndodhi rasti

    Insajderi
    18 November 2021 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Insajderit se një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë.


    Për Insajderin ka folur zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se persona të pa njohur kanë shtënë në drejtim të automjetit që po barte para të bankave.

    “Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka thënë Hashani, përcjell Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark