Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përkrahur Përparim Ramën, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Përveç AAK-së, Ramën e ka përkrahur edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Kështu ka thënë për “InDoks”, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, derisa është shprehur i bindur se 75% të elektoratit të këtyre dy partive ka votuar Ramën dhe jo Vitinë.
“Është e vërtetë sepse nuk është zbuluar deri në ditët e fundit se kë e kemi përkrahë e them me plotë kuptimin e fjalës që elektorati I AAK-së është rreshtuar për Ramën dhe e ka votuar, nuk mund të them 100% po për mbi 75% e kanë votuar z.Rama dhe ajo diferenca është bërë nga Aleanca nga PDK dhe qytetarët e tjerë që kanë menduar që me z.Rama do të përfiton Prishtinë”, ka thënë Lekaj për Indoks.
Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar 40,659 vota apo 51.07% të votave. Kundër kandidati i Ramës, Arben Vitia ka fituar 38,958 apo 48.93% të votave.
Humbja i vije prej xhipave të zinj – Dokumentari i plotë: