
Analisti politik, Dukagjin Gorani ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes në Komunën e Gjilanit ka qenë e merituar.
Gorani në “InDoks”, ka thënë se kandidati i LVV-së në Gjilan tanimë kryetar, Alban Hyseni duhet uruar.
Ai tha se Hyseni e ka fituar garë në mënyrë korrekte, ka pasur përkrahjen e gjilanasve.
“Po, ka qenë një fitore e meritume e një kandidati i cili ka garu në mënyrë korrekte dhe ka pasur simpatinë dhe besimin e një numri të madh të votuesve, dhe z.Alban Hyseni me ia uru dhe patjetër me i dëshiru punë të suksesshme për atë komunë”, ka deklaruar ai.
Duke folur për rezultatin e LVV-së, Gorani thotë se edhe humbja duhet pranuar me elegancë.
“Mirëpo e vërteta është që përveç Gjilanit, humbja nëpër komuna të tjera ka qenë dashtë të pritet ose të vështrohet nga një këndvështrim që është më korrekt, kushtimisht thënë më elegant, nëse i humb zgjedhjet humbja në politik nuk do të thotë vdekje përfundimtare”, tha ai.
Gorani ka deklaruar se Vetëvendosjes e ka për traditë të mos i urojë të tjerët kur fitojnë.
“Humbja në politik është pjesë e procesit por edhe fitorja e tjetrit është pjesë e procesit etik, këtu nuk bëhet fjalë për jetëra të njerëzve, bëhet fjalë për grupe të caktime të interesit dhe garojnë me to, dikush fiton mirëpo sjellja e tillë e mos përfilljes edhe sjellja e mos-dëshirës për me e uru tjetrin është edhe absurd por për fat keq është kapak tradicionale për LVV-në e cila përmes mos urimit, mos komunikimit dhe fajësimit gjithmonë përpiqet me mirëmbajte pa nevojë një polarizim shoqëror”, u shpreh ai.
Humbja i vije prej xhipave të zinj – Dokumentari i plotë: