Edhe nga Qeveria reagojnë për lokalet ku nuk iu shërbehet komuniteteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe nga Qeveria reagojnë për lokalet ku nuk iu shërbehet komuniteteve

    Insajderi
    22 November 2021 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të dielën ka deklaruar se në disa lokale të gastronomisë në Kosovë, nuk iu shërbehet komuniteteve. Pas deklaratave të Krasniqit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Haxhiu ka shpërndarë në Facebook postimin e Krasniqit, derisa ka shkruar se refuzimi për të mos iu shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

    “Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm! Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim!”, ka shkruar Haxhiu.

    Ndryshe, ministri Krasniqi të dielën tha se një rast ku lokalet e gastronomisë nuk iu kanë shërbyer komuniteteve ka ndodhur së fundmi në Gjakovë.

    “Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!”, shkroi Krasniqi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark