E parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh, makina kthehet në një atraksion turistik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh, makina kthehet në një atraksion turistik

    Insajderi
    22 November 2021 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një makinë e vjetër e parkuar për gati gjysmë shekulli në të njëjtin vend është kthyer në një atraksion turistik në Conegliano, Itali.

    Më shumë se katër dekada më parë, Angelo Fregolent ndaloi së përdoruri makinën Lancia Fulvia, e parkoi pranë derës së shtëpisë së tij dhe nuk e ka lëvizur më kurrë.

    Që nga viti 1974, ajo ka qenë gjithmonë e parkuar në të njëjtin vend. Më pak se një muaj më parë autoritetet vendosën ta largonin nga vendi ku ishte parkuar, raportonabcnews.

    Pasi të restaurohet, këshilli i qytetit do ta ekspozojë atë në një kopsht komunal që ndodhet përballë shtëpisë së Fregolent, pronarit të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark