Veton Surroi u propozon lokaleve në Gjakovë që të solidarizohen me komunitetin rom - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veton Surroi u propozon lokaleve në Gjakovë që të solidarizohen me komunitetin rom

    Insajderi
    22 November 2021 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa qytetarë të komunitetit rom, kanë ngritur akuza në drejtim të një lokali në Gjakovë, për diskriminim në baza racore, duke thënë se janë larguar nga lokali pa u shërbyer për faktin e vetëm se i takojnë komunitetit RAE.

    Në lidhje me këtë ka reaguar publicist Veton Surroi i cili u ka propozuar lokaleve në Gjakovë që në shenjë solidariteti të vendosin në hyrje të lokaleve poezinë e shkrimtarit rom Kujtim Paçaku, në gjuhen shqipe e rome, “Si bëhet kënga rome”?

    Postimi i plotë:

    Një shenjë solidariteti në Gjakovë e gjetiu

    Dje iu ndalua hyrja një qytetari rom të Kosovës në një lokal në Gjakovë.

    Sot lokalet në Gjakovë e gjetiu mund ta shprehin në shenjë solidariteti të shtypur e të ngjitur në hyrje të lokaleve poezinë e shkrimtarit rom Kujtim Paçaku, në gjuhën shqipe e rome, “Si bëhet kënga rome?”.

    Si bëhet kënga rome?

    Merre një grusht dhimbjeje

    Shto ca pika loti!

    E pak pluhur rrugësh të pasosura

    Pak aromë stinësh të harruara

    Në fund

    I shton erëza djegëse dashurie

    Dhe i hedh ca yje përsipër

    Dhe e lë të piqet

    Të piqet në zjarr të shpirtit

    Deri në agim.

    Sar Ovla i Rromani Gili?

    Le jekh muśtek dukh

    Ćhor varesave asvja!

    Thaj xàri phràxo tar o

    Biagordime droma

    Xàri sung tar e bistarde nilaja aj jevenda

    K-o agor

    Chivèsa thare sungorrǎ

    Kamipnasqe

    Thaj opral thovèsa xàca ćexrenǎ

    Aj mukh te pekǒl,

    Te pekǒl an-i jag e ogesqi

    Ʒi kana te biangǒl o kham…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark