Punëtorët e “Ferronikel”-it nisen për te objekti i Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e “Ferronikel”-it nisen për te objekti i Qeverisë

    Insajderi
    23 November 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit do të protestojnë edhe sot.

    Punëtorët ia kanë mësyrë ndërtesës së Qeverisë.

    Një numër i madh i punëtorëve kanë marshuar nga Katedralja, në drejtim të rrugës “Tre sheshirat”, e për të vazhduar më pas nëpër sheshin i cili të shpien për të objekti i Qeverisë.

    Punëtorët sipas një njoftimi të sindikatës, protesta do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

    “Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NeëCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark