​Osmani për Xhemajl Mustafën: Liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani për Xhemajl Mustafën: Liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij

    Insajderi
    23 November 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 21-vjetorin e vdekjes së veprimtarit Xhemajl Mustafa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ai ishte intelektual i mirëfilltë, dhe se vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështje të Kosovës.

    Në shkrimin e saj në “facebook”, Osmani tha edhe se liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij.

    “Sot, në njëzetenjëvjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt të thellë Xhemajl Mustafën, njërin ndër veprimtarët më të rëndësishëm për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës, Xhemën e Llapit, e Xhemën e Prishtinës, agut të lirisë të së cilës i shkruante në netët e errëta të robërimit, pa e ditur se pasi të mbërrinte ky ag, në një natë sterrë, një dorë tinëzare do ta shuante pabesisht. Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje. Intelektual i mirëfilltë, Xhema i vuri themelet e informimit të drejtë të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ne do ta kujtojmë përjetësisht Xhemën tonë. Vepra e tij mbetet shembëlltyra më e mirë se si punohet urtësisht për vendin, pa u ndalur, deri në vdekje. E them sërish që liria do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për vrasjen e tij, sikur edhe të shumë veprimtarëve të tjerë të vrarë pas luftës”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark