
Kryesues i Bordit të KOSST, Jeton Mehmeti ka treguar sa para kanë paguar për muaj për rrymën në veri.
Ai ka thënë se janë 123 euro për kilovatë apo 2 milionë euro për muajin shtator, 171 euro për kilovatë apo 5 milionë euro për muajin tetor, 193 euro për kilovatë dhe deri në mes të muajit nëntor 3 milionë euro.
Deputeti Pal Lekaj ka thënë se është shqetësuese rritja e çmimit të energjisë e sidomos kur ka krizë energjetike në tërë rajonin.
Sipas tij, këtë kosto të rritjes së çmimit të rrymës për veri po e paguajnë taksapaguesit e qytetarëve të Kosovës.
“Unë e kuptoj që kemi marrë një zotim për 6 muaj. Edhe në këtë komision janë zotuar por edhe qeveria është zotuar se do të merr veprime Duhet ta merr përgjegjësinë qeveria e Kosovës ose të veprojë e fillojë faturimi. Mendoj deri kur ju mund të shkoni që të merrni vendime si bord për shlyerjen e këtyre pagesave dhe a rrezikoheni ju”, ka pyetur ai.
Mehmeti ka thënë se prej datës 16 nëntor ata nuk kanë ndarë më mjete dhe kanë filluar me devijime të cilat nuk bien në sy.
“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të paguajmë prapë. Në aspektin financiar ne si KOSStT i kemi dërguar shkresë.. dhe kemi shprehë shqetësimin ton për gjendjen tonë financiare. Në vitin 2024 nëse qeveria nuk merr hapa si aksionar nuk merr ndonjë veprim që KOSST t’i kthehet nga dividenta një pjesë e mjeteve, pra 9 milionë euro… ne nuk do të kemi mjete me operu nëse nuk kthehen këto mjete që janë shpenzu për me i pagu edhe pagat e punëtorëve”, ka thënë ai.