KQZ certifikon rezultatet për kryetarë të 18 komunave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ certifikon rezultatet për kryetarë të 18 komunave

    Insajderi
    23 November 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit.

    Aktualisht në PZAP janë në procedurë të shqyrtimit dhe vendosjes dy ankesa që kanë të bëjnë me komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa një tjetër, që ka të bëjë me komunën e Dragashit është në proces në Gjykatën Supreme.

    Në mbledhje u tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

    Rezultatet e certifikuara u takojnë këtyre 18 komunave: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Mamushë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark