Insajderi
Insajderi

E dhimbshme: Video që dëshmon se si lidershipi i VV-së po tallen me Haki Abazin

Insajderi
23 November 2021 - 19:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E dhimbshme: Video që dëshmon se si lidershipi i VV-së po tallen me Haki Abazin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përçarjet brenda  Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të dalin edhe në publik. Një ndër figurat  e partisë në pushtet Haki Abazi ka lënë të kuptohet se edhe ai ka pakënaqësi brenda subjektit, shkruan Gazeta Insajderi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet duke përmendur disa faktorë që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.

Por,  cila mund të jetë arsyeja e pakënaqësive të Haki Abazit!?

Gjatë debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës për KOSTI-n, Haki Abazit nuk i është dhënë fjala nga kryeparlamentari që vjen nga partia e njëjtë, Glauk Konjufca.

Pasi Abazi ka kërkuar fjalën, Konjucfa duke u “tall“më të i thotë “Haki je paraqit po s’po e di për çka. Haki ajo ka qenë kundër replikë nese ta ka përmend emrin tani nuk kemi më mundësi. Faleminderit” thotë Konjufca  në Kuvend.

Gazeta Insajderi ju sjell videon:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark