
Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka folur për fenomenin e grabitjeve në Kosovë.
Shala i ftuar në “InDoks”, thotë se grabitësit po kanë informacione të mjaftueshme se kur duhet të reagojnë.
Ai nuk përjashton mundësinë që një grabitje e armatosur të ndodh edhe në qendër të qytetit.
“Grabitësit kanë informacione të mjaftueshme se si dhe kur mund të reagojnë, kjo është shqetësues sepse ndoshta në një ditë të afërm mund të kemi grabitje në qendër të qytetit dhe nëse merret për bazë që ka edhe frekuentim të qytetarëve në sheshe apo kudo tjetër, pra mund të ketë pasoja në njerëz e këtë duhet ta parandalojmë”, ka thënë ai për InDoks.
Sipas Shalës duhet të ketë bashkëpunim duke filluar nga shoqëria, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia. Thotë se duhet angazhuar kompani të sigurimeve.
Eksperti i sigurisë thotë se ka mundësi që grupeve të kriminalitetit të ju pamundësohet grabitja ose të paktën që vështirësohet.
“…në rend të parë si shoqëri përgjithësi, në veçanti mekanizmi i sigurisë – Ministria e Punëve të Brendshme me Policinë pse jo të angazhojnë edhe kompanitë e sigurimit, pra të ketë një bashkëpunim një bashkë-dyzim të veprimeve sepse shumicën e rasteve kompanitë e sigurimet e kanë përgjegjësi sigurimin e bankave, qendrave tregtare, transportimin e parave nuk është që komunikojnë shumë me policinë, që japin orarin e tyre të lëvizjes – pra duhet të ndryshojë komplet kjo çështje që këtij grupi kriminal t’i pamundësohet apo të ju vështirësohet të kryejnë veprime kriminale qoftë në mes të ditës apo edhe në orët e mbrëmjes”, është shprehur Shala.
Dy rastet e fundit tronditën vendin, për fat nuk pati viktima. Rasti i parë, tentim vjedhja e një argjendarie në Prizren, ku la të plagosur dy persona dhe së fundmi vjedhja në pikë të ditës në rrugën Prishtinë-Gjilan nga transporti i parave të bankës. Dyshohet se u vodhën mbi 400 mijë euro.
InDoks | Dosja e grabitjeve – Dokumentari i plotë: