Insajderi
Botë

Obama: Do t’i mposhtim ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve

Insajderi
22 March 2016 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është zotuar se do të bëjë “çdo gjë që është e nevojshme” për të ndihmuar autoritetet belge, pas sulmeve të së martës në Bruksel.

“Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të mbështetur mikun dhe aleatin tonë, Belgjikën, për të sjellë drejtësi për përgjegjësit”, ka thënë Obama në përmbyllje të vizitës në Kubë.

Obama ka thënë se mendimet dhe lutjet e Amerikës janë me popullin belg.

Sipas tij, sulmet e sotme janë edhe një përkujtues se “bota duhet të bashkohet”, pavarësisht nacionaliteteve, racave dhe besimeve, në “luftën kundër goditjes së terrorizmit”.

“Ne mundemi dhe do t’i mposhtim ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve në gjithë botën”, ka thënë Obama.

Nga sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë në këtë qytet janë vrarë së paku 34 veta dhe janë plagosur mbi 140.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark