Pahour: Ka shumë kundërshtime për Ballkanin e Hapur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pahour: Ka shumë kundërshtime për Ballkanin e Hapur

    Insajderi
    29 November 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahour, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Ai tha se në fillim e ka mirëpritur këtë iniciativë edhe si mënyrë për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por tash, sipas tij, ka shumë kundërshti.

    “Kam parë se ka shumë kundërshtime, kur ka ardhur te kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Osmani.

    Më e prerë në qëndrim u shpreh e para e shtetit, Vjosa Osmani.

    “Ballkani i Hapur është hapësirë për shtrirjen e hegjemonisë serbe dhe nuk ka as një element të bashkëpunimit rajonal”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark