Pritjet për letërnjoftim, MPB tregon se kur do të furnizohen me material - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pritjet për letërnjoftim, MPB tregon se kur do të furnizohen me material

    Insajderi
    30 November 2021 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e materialeve për mjetet e identifikimit, më konkretisht letërnjoftimeve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Insajderin kanë thënë se ky problem pritet të zgjidhet kah mes i muajit dhjetor.

    Ndërkohë kanë bërë më dije se këto telashe janë shkaktuar për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

    “Duke pas parasysh se pandemia COVID-19 ka shkaktuar vështirësi në tregun botëror, ashtu ka ndikuar edhe tek ne përkatësisht në furnizimin me material për dokumente. Edhe për kundër kësaj çështje, pajisja e qytetareve me Letërnjoftime është duke vazhduar por me një numër të konsideruar”, kanë deklaruar nga ministria.

    “Angazhimi ynë është që kthimi në normalitet të ndodh kah mesi i dhjetorit të këtij viti”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Insajderin.

    Ministria e Punëve të Brendshme në muajin tetor njoftoi se ka nënshkruar kontratën për furnizim me letërnjoftime

    Nga kjo ministri deklaruar se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime pritet që t’i kthehet normalitetit.

    “Pas nënshkrimit të kontratës ne jemi furnizuar me një sasi të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe presim që në muajin nëntor të kemi rikthim në normalitet”, kishin deklaruar nga kjo ministri por që ky ‘problem’ nuk është zgjidhur ende.

    Theksojmë se edhe në vitin e kaluar Kosova është ballafaquar me të njëjtën situatë./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark